Ekskluzive: Ishulli Sumharaki e njeh Kosovën


Një lajm i mrekullueshëm ka ndodhur në ditën e dytë e Pavarësisë së Kosovës e cila po festohet Dita e Dytë e Bajramit. Pra 18 shkurti është Dita e Dytë e Pavarësisë së Kosovës që festohet në të gjitha familjet kosovare.

Por një lajm i mrekullueshëm ka ardhur nga Ishulli Sumharaki e cila ka vendosur ta njohë Pavarësinë e Kosovës duke u bërë shteti i 118 pas vendlindjes së Rihanna-s që e njeh Kosovën shtet të Pavarur.  Në komunikatën për media të Qeverisë së Republikës Sumharki thuhet se ata gjithmonë kanë pasur në plan ta njohin Kosovën por tek tash ju kanë bo punët.

“Republika Sumhanraki njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran dhe i dëshirojmë fat ne sfida të tjera duke iu uruar për 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media ndërkombëtare ku bënë pjesë edhe Agjencia jonë, e juaja dhe e Kosovës.

Mësohet se Republika Sumhanraki ëashtë një nga vendet më të zhvilluara në Afrikë ku së fundmi kanë arritur që të sigurojnë edhe ujë të pijshëm, por sigurisht disa muaj pas Prishtinës.

Kjo Republikë përmes kryeministrit të tyre, Raki Sumhan kanë thënë se është tejet i gëzuar që ka takuar zëvëndëskyreministrit Behgjet Pacolli nga i cili ka marrë nja 1 milionë euro.

“Populli ynë që jemi diku nja 80 veta është tejet i gëzuar që ata do të marrin nga 10 mijë euro secili për këtë njohje. Edhe pse në Sumhanraki neve nuk ka han raki për kurgjo kemi vendosur që tia bëjmë këtë dhuratë Kosovës”, ka thënë kryeministri.

Urime Kosovë. Urime Kosovë. Urime Kosovë, Urime Kosovë.


Ekskluzive: Ishulli Sumharaki e njeh Kosovën

log in

reset password

Back to
log in