Ekskluzive: Ramushi kishte pirë 1 komplet Xanax-a para se të niste seanca


Në gjithë këtë debat të jashtëzakonshëm që po vazhdon në këto momente kur ne po e shkruajmë këtë tekst, sot ka bërë dicka më shumë boom në mediat jo serioze në Kosovë.

Bëhet fjalë për rastin e përgjumjes së madhe të kryeminsitrit, Dr. Ramush Haradinaj, i cili është zënë në shumë raste duke bërë gjumë.

Ekipi i Kukunews pasi ka zbuluar ëndrrën që e ka parë zotëri kryeminsitër në ëndrrën e parë, lexo duke klikuar këtu, ka arritur të zbulojë edhe arsyen përse Haradinaj është zënë aq shpeshë duke bërë ca gjumë ose sic njihet në popull, duke u kotë.

Fakti që e dinte se do të ishte një ditë super kritike për të ai kishte vendosu që me këshillën e bashkëshortes së tij, të pinte Xanax me qëllim që të ishte me i relaksuar.

Por si duket e kanë goditur aq shumë sa edhe e kanë vendosur që të flej krejt kohën.

Pas përfundimit të seancës gati nëntë orëshe për demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj u pyet nga gazetarët për problemet me gjumin, të cilat i shfaqi në seancën për demarkacionin.

“Po ma qon mallin e Gjykatës së Hagës. Kur kam qenë atje kishte diskutime që më mërzitshin nganjëherë edhe atje e përdorsha këtë praktikën me i vu dëgjuset me flejt. Edhe këtu po e përdori të njëjtën praktikë”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka thënë se “nuk e di” nëse mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar Ligjin për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi në seancën që është caktuar të mbahet sot në orën 11:00.

“Ku ta di. Nesër vi me e votu dhe jemi bashkë këtu”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur nëse nesër do të jetë dita e fundit për ratifikimin e demarkacionit.


Ekskluzive: Ramushi kishte pirë 1 komplet Xanax-a para se të niste seanca

log in

reset password

Back to
log in