Ekskluzive: Thaçit i ka ardhur ftesa nga Specialja por Endriti po ja mban fsheht postën


Lajmi se Kadri Veseli ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale menjëherë ka krijuar pikëpyetjen tjetër të madhe: po presidentit të Kosovës, Shkelqësisë së Tij, Z.Hashim Thaçit kur do t’i vijë ftesa?

Teksa vet Shkelqësia e Tij nuk është shprehur ende se sa dhembshuri ndjenë për këtë ftesë nga shokut të tij Kadri Veselit, duket se e njejta ftesë në të nejjtën kohë i ka ardhur edhe atij. 

Kukunews ka zbuluar përmes burimeve të saja të brendshmë brenda në Postën e Kosovës, Divizioni i Postës Fragjile se një letër nga Haga, përkatësisht Dhoma e Specializuara të Gjykatave e njohur si Gjykata Speciale, në adresë të presidentit ka arritur por atë e ka marrë, djali i presidentit, Endriti. 

Presidenti e kishte pasur qe dy jave prapa ne deklaraten e pavaresise ftesen por nuk e ka pare.

Endrit Thaçi i cili edhe është i autorizuar nga babai i tij, presidenti Hashim Thaçi që t’i tërheqë blerjet online që i bëjnë në internet, ka shfrytëzuar këtë autorizim që të marrë edhe letrën postare brenda së cilës ka qenë ftesa për Gjykatë Speciale. 

Punëtori që ia ka dorëzuar zarfin Endritit i tha Kukuneës-it se Endriti e ka marrë dokumentin dhe mesa i kujtohet sepse kjo ka ndodhur para 2 jave, Endritit i ka ra krejt qehrja kur e ka pa prej kurshit osht ka vjen. 

Një burim tjetër brenda shoqërisë së Endritit i ka thënë Kukuneës se djali i presidentit nuk po ka zemer me ja kallxu letrën babait të tij, Shkëlqesissë së Tij z.Hashim Thaci pasi e di se do ta merrte tepër ngat zemrës. 

Ftesa kishte qene edhe ne kopertinene librit biografik te tij, por nuk e ka pare

Por duket se me publikimin e këtij lajmi, do t’i lehtësohet bajagi puna djalit të presidentit pasi nuk do të ketë nevojë tia tregoj fare dhe gjithashtu populli do ta marrë vesh se presidenti është ftuar nga kjo gjykatë e mbushur me gjygjtarë të djallëzuar kundër luftës së pastër të UÇK-së. 

Ne gjithashtu këshillojmë Shkëlqësinë e Tij që ta marrë me sportivitet këtë lajm dhe mos të ja teshë Endritit pse si ka kallxu ose pse ja ka majt fsheht, por le ta marrë këtë veprim si akt të shprehjes së dashurisë nga i biri. 


Ekskluzive: Thaçit i ka ardhur ftesa nga Specialja por Endriti po ja mban fsheht postën

log in

reset password

Back to
log in