Elez Blakaj zbulon 30 mijë veteranë të rrejshëm në Amerikë, zhvendoset në Meksikë pas kërcënimeve


Ish-prokurori special i dorëhequr nga Prokuroria Super Speciale e Kosovës pasi ka gjetur se aty ka ndikime politike, Elez Blakaj, tashmë ka filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai me të shkuar në Amerikë, krahas studimeve të magjistraturës ka nisur edhe një hetim tjetër, duke zbuluar atë që Amerika nuk ka arritur ta bëjë që 200 vjet. Blakaj si një guximtar i vertetë me të mbërritur në Amerikë ka kuptuar se ka shumë veteranë të luftës dhe ka nisur që të hetojë sesi ata kanë hyrë në listat e veteranëve.

Pas një hulumtimi të thellë që ka zgjatur diku deri në 3 javë, Blakaj si një super talent që është në hulumtim ka nxjerrë një akatakuzë ku ka zbuluar se në Amerikë janë dikur mbi 30 mijë veteranë të luftës.

Sipas kësaj aktakuze mbi 30 mijë veteranë janë të rrejshëm në Amerikë dhe se ata kanë hyrë në listat e veteranëve duke tentuar që të marrin ndonjë para nga shteti.

E kjo gjetje e prokurorit kosovar në Amerikë ka bërë që adminsitrata e Shtëpisë së Bardhë të mendoj që të dorëhiqet krejtësisht, madje edhe presidenti amerikan Donald Trump sipas burimeve të CCCN-it po mendohet që të jap dorëheqje.

“Qija nanen qe sa vjet duke iu mbijetuar sulmeve në Amerikë tash vjen një shqiptar ta rrzon krejt sistemin”, mësohet të ketë thënë Trump.

Ndërsa prokurori po mendohet që ta shkruaj një letër ku do të tregojë të gjitha të palarat në sistemin prokurorial të Amerikës dhe ka vendosur që të zhvendoset në Meksikë, pasi është kërcënuar nga Doland Trump.

Të shohim se cdo të ndodhë./Kukunews.Amerike


Elez Blakaj zbulon 30 mijë veteranë të rrejshëm në Amerikë, zhvendoset në Meksikë pas kërcënimeve

log in

reset password

Back to
log in