fbpx

Kukunews

The first satirical online media in the Albanian language

Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kërkojnë dorëheqjen e Hoxhajt: Respekt për profen Enver, ama rinia s’don libra

2 min read

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti dhe djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestori, kanë mbajtur një takim pas rezultatit të dobët që PDK-ja ka treguar në Zgjedhjet e Parakoshme të 14 shkurtit. Burimet tona brenda këtij takimi, thonë se Endriti dhe Klestori janë ndarë komplet të pakënaqur me rezultatin, duke e bërë më se shumti fajtor, kandidatin e PDK-së për kryeminsitër, Enver Hoxhajn që është edhe ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. 

Pas takimit që kanë mbajtur në ambientet e zyrës së PDK-së në Prishtinë, ata e kanë thirrur në takim Hoxhajn, duke ia kumtuar faktin se ata janë komplet të pakënaqur. 

Përkundër faktit se Hoxhaj, siç kemi raportuar më parë, u ka kërkuar falje të thellë, Endritit dhe Klestorin për humbjen e PDK-së, duket se kjo nuk do ta shpëtoj. 

Dyshja më e fuqishme në PDK, Endriti dhe Klestori i kanë kërkuar Hoxhajt që të jap dorëheqje nga posti i Partisë Demokartike të Kosovës. 

“Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje. Mendoj se duhet të nisemi nga koka e partisë”, ka thënë Klestor Veseli pas takimit me Hoxhajn. 

Ndërsa Endrit Thaçi ka thënë për mediat se përkundër faktiti se ai ka respekt të madh për profesor doktor Enver Hoxhajn, edhe ai mendon se Hoxhaj duhe të jap dorëheqje si rezultat i pranimit të dështimit në Zgjedhje. 

“Respekt për profen Enver, ama rinia sdon libra, don njerëz aksion, që dijnë me bo tik-tok, që dijnë me bo insta story, shkojnë në shihsa bar dhe sidomos e kanë dikon jashtë”, ka thënë Endriti në dalje të zyrave të PDK-së. 

Comments

comments

kukunews7.9K followers#SATIRË JO E POPULLARIZUAR

29 thoughts on “Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kërkojnë dorëheqjen e Hoxhajt: Respekt për profen Enver, ama rinia s’don libra

Leave a Reply

Your email address will not be published.

kukunews7.9K followers#SATIRË JO E POPULLARIZUAR