Erdogan thotë se çdo e dyta kosovare duhet të bëjë fëmijë me një turk


Presidenti më i madh i të gjitha kohërave, njeriu që ka bërë më së shumti për Kosovën, Baba jonë, i dërguari i fundit i Allahut në tokë, Recep Tayyip Erdogan, ka gjetur kohë për neve si kosovar për të na drejtuar në rrugën e drejtë.

Të hënën në mbrëmje ai ka dalë me një kërkesë të re, pasi doli me kërkesë specifike ndaj kryeministrit të Vilajetit të Kosovës në Turqi, Ramush Haradinaj, nga i cili me të drejtë kërkoi që bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, ta mbulojë me ferexhe.

“Është një rregull i ri dhe ju ftoj të dëgjoni të gjithë ju turqit në Kosovë që i thoni vetës kinse shqiptarë por që ju ka mbetur nga Amerika: e di që deri më tani keni bërë seks me ndërkombëtarë nga vende të ndryshme, por tashmë ka kaluar kjo kohë”, ka nisur adresimin e tij Baba Jonë, Erdogani.

Më pas ai ka vazhduar duke na elaboruar shkurt e shqip e turqisht kërkesën tjetër që ka të bëjë me të gjithë gratë kosovare, që sipas Erdoganit, e kanë lëshuar rrugën e drejtë dhe po bëjnë fëmijë vetëm me shqiptar, ose me ndërkombëtarë.

“Nga sot, çdo e dyta kosovare është e obliguar që të bëjë së paku një fëmijë me një turk. Ne do të dërgojmë një kamion me turq, Erdoganista të cilët janë shumë të musht edhe do të dalin sigurt fëmijët”, ka thënë Erdogan.

Ne në Kukunews e mbështesim këtë urdhër sepse bazuar në serialet turke, turqit janë shumë të mirë.


Erdogan thotë se çdo e dyta kosovare duhet të bëjë fëmijë me një turk

log in

reset password

Back to
log in