Facebook i vë taks 500% foreve me Plazma – ja detajet e dënimeve


Vërshimi i fores aspak kreative me Plazma, menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë 100% produkteve që vijnë nga Serbia, ka bërë që të reagojë menjëherë edhe Mark Zukenbergu, pronar i Facebook-ut me prejardhje nga Astrazubi.

Facebook ka ardhur në përfundim që forja me plazma që është bërë aq shumë versione dhe asnjë nga to nuk është kreative.

“Facebook ka marrë shumë ankesa për foret me Plazma andaj ka vendosur që të marrë një vendim që të vë taksë 500% për këto fore”, thuhet në vendimin e Facebook.

Sipas kësaj takse, të gjithë ata që kanë shkruar statuse ose kanë publikuar fotografi me fore me plazma do të vendosen në listë të zezë të Facebook-ut dhe nëse edhe njëherë bëjnë këso fore do të shkojnë direkt  në block të profilit.

Më tutje, sipas Facebook-ut, edhe ata që bëjnë like dhe sidomos ata që komentojnë dhe bëjnë share këtyre foreve do të përballen me taksën prej 200%.

Kjo do me thënë që ata fillimisht vetëm do të vendosen në listën e zezë të Facebook-ut por pa dënime të menjehershme.


Facebook i vë taks 500% foreve me Plazma – ja detajet e dënimeve

log in

reset password

Back to
log in