FBI: Shkreli planifikonte infektimin e politikanëve kosovar me virusin HIV


Një raport eksluziv i sapo dalë nga autoritetet e FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbardhur një detaj mbi shqiptarin më të urreyr në Amerikë, Martin Shkrelin, të cilin e ka arrestuar sot gjatë ditës.

Përpos akuzave ndaj Shkrelit për keqpërdorim të pozitës në biznesin amerikan sidomos në rritjen e çmimin e ilaçit kundër sëmundjes HIV, sipas FBI Shkreli kishte në plan edhe një tjetër gjë bizare.

“Pas hulumtimeve tona kemi kuptuar se i akuzuari Shkreli kishte në plan që shumë shpejt të infektonte me virusin HIV plot 157 politikanë nga Kosova. Këtë ai e kishte menduar qysh para muajve dhe këtë donte ta bënte gjatë muajit Janar”, thuhet në deklaratën dhe raportin e FBI-së.

Sipas FBI-së, shumica e këtyre politikanëve të cilët rrezikoheshin të infektoheshin me virusin HIV janë përfaqësues të popullit të Kosovës.

“I akuzuari Shkreli planifikonte të infektonte 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe 37 përfaqësuesit në Qeverinë e Kosovës, përfshirë kryeministrat dhe ministrat”, thuhet në këtë raport.

FBI nuk i ka bërë publike emrat e politikanëve të përfshirë në listën infekstuese të Shkrelit por ka thënë se nëse kjo do të ndodhte asnjë prej tyre nuk do të mund të shpëtonte pasi Shkreli e kishte planifikuar që tua rrisë për 1 milionë për qind çmimin e anti virusit HIV.

Urime Kosovë.Thank You USA.


FBI: Shkreli planifikonte infektimin e politikanëve kosovar me virusin HIV

log in

reset password

Back to
log in