Fjalimi vjetor i Presidentes Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës


I nderuar Kryetar i Kuvendit, apo hirësia juaj e paprekshme kty
Të nderuar deputetë, që i keni shijuar meditjet
I nderuar Kryeministër dhe kabinet qeveritar, që keni ngritur e ulur pensione e rroga
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, që ua kemi thyer kurrizin
Zonja dhe Zotërinj,

Po ju drejtohem në njërin prej momenteve më të trubullta të demokracisë tonë të lashtë parlamentare (qysh prej kohës iliro-pellazge), në një kohë kur vendin tonë e ka kapluar një mjegull dhe mot i ftohtë sa politik aq edhe moral, një përplasje e paparë mes temperaturave të ditës dhe të natës, të cilëve qytetarët e Kosovës u kanë dhënë votën duke mos besuar asnjëherë se ju do të bëni konsolidimin dhe forcimin e sovranitetit e vendit të tyre.

Në këtë krizë të të ftohtit, e cila ka hyrë në javën e katërt, u sfidua rëndë imuniteti jonë ndaj temperaturave dhe motit me mjegull mbi të cilin ndërtuam legjitimitetin tonë shtetëror e ndërkombëtar. U sfidua rëndë rendi edhe ligji për Amnisti. U sfiduan sërish djemt e Grabovcit.

Në këtë Kuvend, qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë gëzuar mundësinë historike të fituar me shumë mund e sakrificë nga gjenerata të tëra. Ky kuvend ka dëshmuar se qytetarët janë zot të vetvetes për ta çuar vendin e tyre përpara. Ju keni bërë të mundur që të mos e shkaktoni tensionim të skajshëm, tronditjeje të thellë, dhunë të pashembullt, arrogancë të paparë në historinë tonë të re. Bravos.

Në këtë moment kritik për të ardhmen e Kosovës, a kemi nevojë për viza? A është e mundur që njerëzit, të cilëve qytetarët e Kosovës ua besuan të bërit shtet, ta bëjnë Kosovën një vend që s’ka nevojë për bukë e as për vende pune?

Këta muaj jam udhëhequr nga besimi se të gjithë ju do të më injoroni duke më tallur për gjithçka ashtu siç e keni zakon. Por më keanë lënë anash sepse i kanë pasur agjendat e tyre ditore, ideologjitë dhe interesat e ngushta partiake, dhe keni punuar për të mirën e përbashkët, për betimin që e keni dhënë kur ndërtuam institucionet e para të Kosovës së pavarur.

E kam kuptuar shumë mirë dhe e kam ndier shqetësimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës qysh prej mënyrës sesi eci, qysh lexoj dhe jam ndjerë krenare që më keni kritikuar në secilën mënyrë ashtu si keni dashur. Nuk ka lidhje, ua kam falur.

Por është për keqardhje që diskursi ynë publik, në vend se t’i kontribuonte krijimit të një atmosfere konstruktive, është shndërruar në një garë patriotizmi me bërje gisht ndaj njëri-tjetrit.

Kam propozuar plan konkret sesi të dalim nga kriza e thellë që lidhet ngushtë me interesat tona personale. Por nuk keni dashur sespe edhe personalen e keni humbur.

Ne të gjithë mund të kemi mendim për Asociacionin, Demarkacionin, Korrupsionin e Seksin, por nuk e di si kemi përfunduar në këtë pikë kur të gjithë qytetarët na urrejnë. Duhet ta kuptojmë këtë.

Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj qytetarët e Kosovës që, me durimin dhe mençurinë e tyre, refuzuan të na e qinë nanen të gjithëve duke na dërguar në burg. Por shyqyr prej Zotit, që ju në Qeveri e Parlament i keni Policinë dhe Gjykatën e nuk po mundet askush t’u bëjë asgjë.

Forcën e argumentit mund ta kuptoj vetëm Donika Kadaj por Donika e zëvëndësoj argumentin me gaz lotsjellës. As demokracinë tonë nuk mund ta reduktojmë në numra, por ju në sallë e keni bërë këtë.

Besoj që tash e kemi të qartë që asnjëra palë nuk do të korrë fitore, dhe se të gjithë neve na ka marrë leshi. Po humbim shumë kohë duke tentuar që të ikim nga ky lesh, por tashmë jemi ngulur në të.

Si klasë politike, po vazhdojmë pa përmirësim ta testojmë rëndë besimin dhe durimin e qytetarëve, të cilët na kanë zgjedhur për të ofruar perspektivë dhe të ardhme në Kosovë.

Në Kosovë na duhet më shumë llogaridhënie. Por ashtu si e kemi dëshmuar, llogaridhënia nuk është asgjë në këtë vend. Ne jemi debilla.

Dua të flas edhe më shumë por ju jeni shumë gllupa për ta kuptuar.

Diten e Mirë. Ju faleminderit!


Fjalimi vjetor i Presidentes Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës

log in

reset password

Back to
log in