Fjolla Morina ia mbyllë gojën të gjithëve – publikon foto me Adem Jasharin, Thaçin dhe Veselin


Të gjithë iu vërsulën për ta shkatërruar dhe sulmuar për kinse zhveshjen e saj në koncertin e së mërkurës mbrëma mbajtur nën kujdesin e Filarmonisë së Skenderajt. është ajo Fjolla Morina, e cila pati një përformancë të jashtëzakonshme muzikore, por përpos kësaj, si zakonisht, ajo tregoi edhe një herë që është një fashion ikonë. 

Por zërat e prapambetur dhe që nuk kanë shije në muzikë e as në modë, iu vërsulën asaj se kinse ka fyer qytetarët e epiqendrës së patriotizmit dhe moralit, në Skenderaj dhe madje i ka shastrisur edhe fëmijët e vockël, u shuan sot, kur Fjolla Morina, vendosi të publikoi një fotografi me Adem Jasharin, heroin nga Prekazi. 

“Asnjëherë nuk kam dashur që të mbërrij sukses duke përdorur heronjtë e luftës. Por tashmë që të gjithë mu gjujtët është koha që të ju tregoj se kush është Fjolla Morina përnjemend”, ka shkruar Fjolla në profilin e saj në Linkedin. 

“Bacen Adem e pata takuar në vitin 1996 në Tiranë, kur unë këndoja së bashku me Vaçe Zelën. Ai erdhi në koncert dhe krijuam një miqësi të thellë. Një foto nga ky kujtim i kësaj miqësie. Ndërsa për juve që flisni llapa-llapa kam një fjali; qentë lehin karavani ecën”, ka shkruar në fund Fjolla Morina. 


Fjolla Morina ia mbyllë gojën të gjithëve – publikon foto me Adem Jasharin, Thaçin dhe Veselin

log in

reset password

Back to
log in