Frajeri i Dua Lipës në Prishtinë – rrehet me mangupat e Vrajnevcit


Frajeri i Dua Lipës, myslimani nga Palestina Anwar Hadid, djali hastret i familjes Hadidi nga Palestina ka ardhur në një vizitë në Prishtinë, me rastin e “Synet Hill Festival”, dasmës së synetisë së Gjin Lipës, djalit të Dukagjinit. 

Por mbrëmë me të arritur në Prishtinë, Anwar ka dalë në një shetitje nëpër sheshin e Prishtinës së bashku me Dua Lipën, dhe rastësisht janë takuar me disa mangupa të Vranjevcit të cilët kishin dalur me Pitbullat e tyre në shesh. 

Mangupat e Vranjvecit kishin filluar ta ngucnin Dua Lipën duke thënë fjalë të zakonshme:

“O bir o bir, kqyre çfarë dhipi Dua Lipa”, kishte thënë njëri. Ndërsa tjetri kishte vazhduar duke thënë se “o bir o bir, mo se koka me frajer”. 

Më pas një tjetër mangup kishte vazhduar të thoshte se “sa për qësi smuqlani, sta boj hesap, e rrehim”. Këtu edhe kishte krisur nervoza e Anëaros i cili si mysliman që është i është nxehur menjeherë gjaku dhe ka filluar të hyjë në ferrka me mangupat e Vrajnvecit. 

“Qa kari keni, a spe shihni dhipin që u dal me frajer a?”, kishte thënë Hadidi teksa një nga mangupat kishte filluar ta rrihte me boks te hekrit. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga ne, ai ka hanger disa boksa ka ftyra dhe i është skuqur hunda.


Frajeri i Dua Lipës në Prishtinë – rrehet me mangupat e Vrajnevcit

log in

reset password

Back to
log in