Gazetari i Kukunews zbulon një fis ilir në planetin Mars


I dërguari ynë i posaqëm në hapësirë, gazetari, identiteti i të cilit momentalisht po mbahet fshehtë nga alienët, ka dëguar një informacion redaksisë tokësore të Kukuneës-it, ku na lajmëron për një zbulim të madh që i tejkalon nivelet e zbulimeve të Adem Salihajt dhe Xhabir Zharkut.

Gazetari i Kukuenws ka zbuluar një fis ilir në planetin Mars.

Sipas të dhënave të para që vijnë nga redaksia e Kukunews-it në hapësirë, bëhet e ditur se fisi ilir ka egzistuar në planetin Mars qysh prej kohës ilire dhe krijimit të universit.

Emri i tyre mbahet sekret por ne do të ju mbajmë të informuar sapo të na vijnë informacionet nga hapësira dhe të na lejohet publikimi nga NASA.

Por ajo cfarë dijmë është se fisi ilir në Mars përdorë shprehjen “besa-besë”


Gazetari i Kukunews zbulon një fis ilir në planetin Mars

log in

reset password

Back to
log in