Gërxhaliu: Plisat e Torcida janë 99.8 % shqiptar


Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, i cili po ndjek ndeshjen Shqipëri-Armeni, ka bërë të ditur se menjëherë pas rrahjes në mes të dy grupeve, ua ka marr mostrat tifozëve huligan nga Kosova, Plisave dhe Torcidës dhe se rezultatet e analizave të ADN-së kanë konfirmuar se ata kanë gjak shqiptari.

“Ishte e dyshimtë kjo ngjarje për shkak se në rrahje në Elbasan ishin përfshirë dy grupe nga Kosova dhe përmendej edhe një parull serbisht. I gjeta në një kafe disa prej tyre dhe në një tjetër grupin tjetër dhe ua mora nga një qime floku”, tregon Gërxhaliu për ngjarjen duke thënë se Analiza e ADN-së tregon se ata janë 99.8 për qind shqiptar.

Marzhi i gabimit, sipas Gërxhaliut, mund të jetë shumë i vogël.

“Të dyja palët e kanë bërë mut. Kjo tregon sigurisht se përvec shkencës, ka përshkrime të sakta gjenetike”, tha Gërxhaliu.

Dy grupet nga Kosova, tifozët e Prishtinës dhe Mitrovicës, u rrahën ende pa filluar ndeshja e kombëtarës së Shqipërisë në Elbasan. Arena, për ta nuk ishte e nevojshme, pasi gjetën një shesh dhe konflikti filloi pasi grupi nga Mitrovica kishte shkruar një parullë serbisht, në të cilën thuhej se do ta mundim edhe Serbinë në Elbasan. Por, grupi nga Prishtina nuk kishin përkthyes dhe një nga ta e kërkoj në Google Translate, por i doli e kundërta: Serbia do të na mund dhe menjëherë u nxehen gjakrat.


Gërxhaliu: Plisat e Torcida janë 99.8 % shqiptar

log in

reset password

Back to
log in