Gjinden katër fëmijë të harruar dje në Gërmi: Babiiii, Mamiii u gjet topi


Festa e Madhërishme e 1 Majit është festuar denjësisht me 1 Maj në Gërmi, por duket se festa ka qenë aq e madhe dhe hard core saqë disa prindër kanë harruar edhe fëmijët e tyre në parkun e Gërmisë.

Sot në mëngjes, disa qytetarë të Prishtinë që kishin dalë të vrapojnë në Gërmi, i kanë gjetur katër fëmijë të moshave 6-10 vjeç të cilët kishin kaluar natën në Gërmi pasi janë harruar në park, nga prindërit e tyre.

Të trishtuar dhe të frikësuar deri në vdekje, fëmijët e vegjël, bërtisnin emrat e prindërve të tyre teksa ata i ka dëgjuar një vrapues i cili fillimisht ka menduar se fëmijët ishin duke ja luajtur një koqe fmijaqski.

“Ata veç bërtitshin Baaaabi, Mamiiiii, na ka hup topi e kena gjetë”, rrëfen qytetari.

“Niher thash hajt se po lujn qoke kta fmija, e tani ata vazhduan edhe erdhën tek unë, ku o bobi ku o bobi thojshin krejt kohen”, vazhdon të rrëfej qytetari.

Më pas të katër fëmijët i kishin kërkuar atij që ti dërgonte tek fillimi i Parkut, por më pas qytetarët e kishin thirrur Policinë të cilët tashmë i kanë marrë në dorë fëmijët e tyre.

Fëmijët në anën tjetër po kërkojnë prindërit e tyre të cilët po i kërkon edhe Policia. Ata ishin ndarë nga familjet e tyre, pasi ju kishte humbur topi.

Këto janë për momentin infot që i kemi, do ju mbajm të informuar me informata tjera.


Gjinden katër fëmijë të harruar dje në Gërmi: Babiiii, Mamiii u gjet topi

log in

reset password

Back to
log in