Greta Thunberg me origjinë shqiptare, në lidhje me Endrit Thaçin


Pas një seri të jashtëzakonshme të lidhjeve dashurore, Endrit Thaçi, djali I presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shënuar edhe një sukses në skenën ndërkombëtare të dashurisë.

Së fundmi ai është parë të jetë nën shoqërimin e njërës nga figurave më të njohura të aktivizmit në botë, sa I përket ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike. Siç marrin vesh mediat ndërkombëtare, Endriti dhe Greta janë takuar gjatë marshit kundër ndotjes së ambientit në Amerikë dhe pasi kanë marshuar së bashku kanë shkuar ta pijnë nga një kafe në Starbucks, ku edhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit.

Më pas, Greta e cila ishte dashuruar në shikim të parë me bukuroshin Endri Thaçin, ishte interesuar për prejardhjen e tij por përpos faktit që ka zbuluar se Endriti është nga Kosova, ajo ka zbuluar se edhe vet është me prejardhje nga Kosova.

Më saktësisht bëhet fjalë për gjyshen e Gretes e cila është me prejardhje nga një fshat i  Therandës apo siç njihet më herët nga Suhareka por që kishte emigruar para shumë dekadash në Skandinavi.

“The Guardian” raporton se Endriti dhe Greta tashmë kanë dalë në një darkë së bashku dhe janë parë teksa janë puthur.

“Endriti dhe Greta duken si pëllumba të dashuruar dhe duket se lidhja e tyre do të zgjasë më shumë sesa mendohet tek tinejxherët”, thotë një burim.


Greta Thunberg me origjinë shqiptare, në lidhje me Endrit Thaçin

log in

reset password

Back to
log in