Grevistët: Opozita nuk mund të na thyej rekordin e qëndrimit në tenda


Teksa opozita ka filluar vendosjen e tendave përballë Qeverisë, disa qytetarë tjerë që kanë mbi 600 ditë që protestojnë kanë një hall tjetër.

Një grevist nga Ferizaj, përkatësisht ish-punëtor i Fabrikës së Gypave në Ferizaj, ka një hall tjetër.

Frikësohet se mos opozita do t’ua thyej rekordin e qëndrimit në tendë.

“Ne e shohim këtë si luftë të pastër për territor. Por i themi opozitës se e kanë të pamundur që të qëndrojnë më shumë se 100 ditë para qeverisë sepse është shumë e zorshme. Por këta janë më shumë në numër andaj edhe mund të ndërrojnë njëri tjetrin”, tha ish punëtori i cili me xhelozi shikonte të rinjtë e opozitës teksa i vënin tendat afër tendës së grevistëve.

Sipas kryetarit të tendës së grevistëve, opozita  e ka kot që mundohet të kopjoj pasi protesta me tendë është ide e tyre.

“Dihet botërisht që protesta me tenda është e shpikur nga ne. Andaj çdo tentim për vendosur tenda kinse si metodë e re është e pakuptimtë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, një aktivist i opozitës tha për Kukunews se opozita dëshiron të tregoj se sa e fuqishme është në raport me të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës.

“Ne do të tregojmë se nuk është e nevojshme të qëndrojmë këtu me ka dy vite. Ne pretendojmë që brenda 1 jave t’i heqim tendat, të shkojmë në fushatë parazgjedhore dhe të fitojmë”, tha një qytetar i Republikës.


Grevistët: Opozita nuk mund të na thyej rekordin e qëndrimit në tenda

log in

reset password

Back to
log in