Gruaja e Mustafës: Pas operacionit Isa në andërr po qanë duke thënë “Ah bre Tito, qysh na le?”


Vazhdojmë tutje me emisionin e natës “Andrra dhe Jerem” ku tashmë japim deklaratën tjetër shokuese të bashkëshortes së Isa Mustafës,  Qefsere Mustafa.

Ajo ka thënë se qysh prej kohës kur Isa Mustafa është kthyer nga Gjermania ku edhe është bërë operacion, ai është kthyer krejt kohën në kohën e Titos.

“Ka disa vite që Isa e pat harruar të kaluarën e tij në kohën e Titos, por prej që është bërë operacion, është kthyer në kohën e Titos. Shpeshherë në andrra po qanë dhe po bërtet “Ah bre Tito, Titooo” dhe duket se kjo gjë është një rikthim në të kaluarën e tij komuniste”, ka thënë Qefserja.

Ajo ka thënë se e kanë shqyrtuar mundësinë që ta dërgojnë tek Burdushi por ai po refuzon.                         

Më herët raportuam sesi bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta po ka problem me të pasi ai po qohet jerem duke bërtitur “korrupsioni, korrupsioniiii” dhe më pas për bashkëshorten e Albin Kurtit, Ritën që tregoi se nuk kanë bërë seks qe 5 muaj pasi “Albini mund të dekoncentrohet nga arritja e Revolucionit”.


Gruaja e Mustafës: Pas operacionit Isa në andërr po qanë duke thënë “Ah bre Tito, qysh na le?”

log in

reset password

Back to
log in