Hapen 100 mijë vende të lira pun t’shtetit: Merre CV-në dhe prit në rend


E pa besueshme por e vërtetë: Pas një pune të palodhshme të politikanëve të koalicionit qeverisës ka përfunduar procesi i punësimit të të gjithë familjarëve, që është edhe obligim sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Përpos familjarëve të tyre, drejtuesit e koalicionit Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë arritur që të punësojnë edhe militantët politilk të partive që drejtojnë, si obligim i Ligjit për Qeverisje në Kosovë.

Sipas këtij ligji, çdo qytetar i Kosovës që vrapon pas një partie gjatë zgjedhjeve ka përparësi në punësim para atyre që nuk janë me asnjë parti, por vetëm votojnë pa e ditur madje se për kë.

“Ju kërkojmë falje për shkak të disa vonesave në punësim të familjarëve që nganjëherë edhe po kërkojnë pozita që duhet të krijojmë të reja, por meqense e kemi obligim kushtetues ti punësojmë, atëherë është dashur tua gjejmë qaren”, thuhet në vendimin e partnerëve të koalicionit.

Kësisoj, tashmë janë hapur vendet e lira të punës për të gjithë qytetarët e zakonshëm, që sipas të dhënave të Agjencisë Turistike “Statistika” nuk janë më shumë se 140 mijë veta të papunë në Kosovë.

Megjithatë Qeveria e Kosovës ka vetëm edhe 100 mijë vende të lira të punës, kështu që 40 mijë do të mbesin përsëri pa punë. Politikanët kanë premtuar se edhe për këta do ta bëjnë një zgjidhje shumë shpejt.

Por si është procedura e aplikimit për këto vende pune? Në fakt është shumë e thjeshtë.

“Me vet faktin se ka kaq shumë vende të lira, 100 mijë, atëherë krejt cka duhet të bëni është që të merrni CV-në tuaj, ndonjë diplomë ose letër rekomandimi nëse keni, dhe nisuni drejt institucionit që dëshironi të punësoheni. Listën e Institucioneve që kanë vende të lira pune dhe numrin e tyre, e gjeni në listën e publikuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë për hapje të 100 mijë vendeve të lira.

Pra ajo çfarë duhet të bëni është që bëni gati CV-në tuaj dhe të rrini gati sepse Kukunews do të ju informojmë me evente për ditën, orën dhe vendin ku ndodhet institucioni i cili hapë vendet e lira.

“Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Kukunews do të organizojnë eventet në Facebook, ku do të lajmërohet se cili institucion në cilen ditë hapë dyert për të interesuarit që të punësohen aty. Ju krejt çka duhet të bëni është që të vini dhe prisni në rend, në rend për dy ju lutem që të mos bëhet tollovi”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

A jeni gateeeeee?


Hapen 100 mijë vende të lira pun t’shtetit: Merre CV-në dhe prit në rend

log in

reset password

Back to
log in