fbpx

I Nxehti Afrikan i mahnitur me mikëpritjen në Kosovë, premton spektakël në ditët në vazhdim


Nuk ka as një javë që ku ka zbarkuar në Kosovë, por I Nxehti Afrikan, është tashmë i mahnitur me Kosovën dhe sidomos njerëzit në Kosovë. 

Në një intervistë për emisionin 9a9 me Zanfina Ismailin, I Nxehti Afrikan ka treguar se para se të vinte në Kosovë, nuk e ka pasur aspak idenë se çfarë vendi jemi, çfarë njerëz jemi dhe cilat janë traditat tona. 

“Kur ju thash shokëve të mij se këtë javë po shkojë në një vizitë në Ballkan dhe me fokus në Kosovë, ata më thanë: kujdes se jane njerëz që nxehen shpejt sepse kanë dalë nga lufta me trauma, por mua më duket se kjo është një shoqëri shumë moderne por që në të njejtën kohë që ruan tradiat” 

I Nxehti Afrikan

Ai ka treguar se është lidhur shumë emocionalisht me kosovarët, të cilët deri më tash, janë populli që  e kanë përballuar më së miri dhe më së lehti vizitën e zotëri I Nxehti Afrikan. 

“Zakonisht gjithkah më urrejnë por në Kosovë gjeta mikëpritje. Kosovarët më kanë përballuar më së lehti deri më tash”, ka thënë i Nxehti Afrikan. 

I Nxehti Afrikan do të qëndrojë në Kosovë deri të premtën para dite. 

“Ka mundësi që iki edhe të ejtën masdite”, ka befasuar I Nxehti Afrikan. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg