Ibrahim Rugova aderon në PDK, dega në xhenet – kërkon nga LDK-ja dega në tokë mos t’ia përmend emrin


E jashtëzakonshme. E papërsëritshme. Teksa LDK-ja dega në tokë është duke e përdorur masovikisht emrin e Ibrahim Rugovës për të marrë vota, vet Rugova që gjendet me banim të përkoshëm në xhenet, ka marrë një vendim shkatërrues për ish-partinë e tij.

Pas më shumë 13 vitesh qëndrimi në xhenet, presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, themeluesi i LDK-së në tokë, ka bërë një veprim që ka çuditur të gjithë xhenetlitë rugovas. Ani pse për më shumë se 10 vite, si kryetar i LDK-së në tokë ai kishte qenë një nga arimqtë e përbetuar të Partisë Demokratike të Kosovës, në xhenet, ai tashmë ka ndërruar mendje. Ibrahim Rugova ka aderuar në PDK, dega në xhenet që drejtohet nga Bajram Rexhepi. 

Lajmin në tokë e ka bërë të ditur personi i vetëm në LDK që ka të drejtë të komunikojë me Rugovën në xhenet, Hazir Burovci, i cili në një konferencë për media ka treguar për vendimin tmerrues.

“Sapo fola me Rugovën sepse ma bëri zile ma herët më tha që është diçka urgjente. Shkova te varri i tij dhe posa i thash ‘Alo zotëri president’ ai më tha të lutem HAzir, ki vëmendje. Unë nga sot nuk jam më pjesë e LDK-së dega në xhenet, por kam aderuar në degën e PDK-së këtu. Mos ma përmendi emrin”, ka thënë Burovci.

Biseda me Rugoven – (Sa për arkivë)

E dimë që e keni parë, por po e publikojmë sa për ta pasur në arkivë se ku me ditë Rugova i bjen pishman.

Gepostet von Kukunews am Freitag, 24. März 2017

Rugova ka kërkuar nga LDK-ja dega në tokë që të mos e përmend më emrin e tij, pasi dega e PDK-së në xhenet ka thënë që kjo nuk ka më kuptim.


Ibrahim Rugova aderon në PDK, dega në xhenet – kërkon nga LDK-ja dega në tokë mos t’ia përmend emrin

log in

reset password

Back to
log in