fbpx

Kukunews

The first satirical online media in the Albanian language

Instituti Gjenetik në Holandë: Jemi afër klonimit të Albin Kurtit, shtetet mund ta porosisin vetëm nga një Albin

1 min read

Nevoja e secilit shtet në botë që të ketë një Albin Kurti në krye të Qeverisë, ka vite që është bërë një nga sfidat dhe fokuset kryesore. Por ngecjet në procesin e klonimit të Kurtit duket se më në fund janë zgjidhur.

“Për shkak të përbërjes jashtëzakonisht specifike të gjeneve jashtëzakonisht të mençura të Albin Kurtit, ka qenë problematike që të klonohet tamon Albini”,thuhet në fillim të komunikatës së Insitutit Gjenetik të Holandës. 

Më pas, ky Institut serioz ka dhënë lajmin e shumë pritur global se janë shumë afër klonimit 100% të Albin Kurtit dhe brenda disa muajve shtetet e të gjithë botës mund të porosisin Albinin e tyre. 

“Për momentin kemi vënë një kusht, që thotë se shtetet mund të porosisin vetëm nga një Albin. Kur të gjitha shtetet në botë të pajisen me Albinin e tyre, dhe bota të vihet në binar një herë e përgjithmonë, ne do të hapim edhe tregun privat”, thuhet në komunikatë. 

Sipas kësaj komunikate, brenda vitit 2023 bizneset, familjet por edhe kushdo që ka nevojë për një lider që ta udhëheq sukseshëm në jetë mund të porosis një Albin Kurt. 

“Deri tash kanë shprehur gatishëmeri kompanitë e mëdha si Apple, Samsung por edhe Tesla”, thuhet në komunikatë.

Comments

comments