Isa Boletini përsëritë gabimin e 1912-ës – mbërrin me vonesë në Albanian Xhenet Party


Mbrëmë me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Xhenet është organizuar Albanian Xhenet Party, ku kanë marrë pjesë të gjitha figurat më të larta heroike shqiptare ndër histori e që gjenden në parajsë.

Por këtë herë, historia e para 106 viteve është përsëritur, kur Isa Boletini është vonuar në party, edhe pse ka qenë i ftuar qysh në qershor të këtij viti, ka lajmëruar Zyra e Ismail Bej Qemailit në Xhenet.

Në anën tjetër Zyra e Isa Boletinit i ka thënë Agjencisë sonë në Parajsë, se arsyeja e vonesës lidhet me faktin se Isa ka qenë me 26 dhe 27 nëntor mysafir në Xhehnem për ti vizituar disa të afërm, dhe gjithashtu ka marrë pjesë në konferencën “Ferri dhe Parajsa – Afër sa Larg”.

Mësohet se Isa Boletini ka mbërritur në Albanian Xhenet Party tek në kohën e fundit kur është prerë tortja dhe është kënduar kënga “Kuq e zi” nga Kori i Filarmonisë së Xhenetit.


Isa Boletini përsëritë gabimin e 1912-ës – mbërrin me vonesë në Albanian Xhenet Party

log in

reset password

Back to
log in