Ish-ministri Ekrem Mustafa tek sot e merr vesh që ka rënë Qeveria, ende nuk e di se është shpërndarë Kuvendi


Ish-ministri i Punëve të Brendshme, ikona e Ferizajit, Ekrem Mustafa, është shokuar sot, kur rastësisht ka marrë vesh se ka rënë Qeveria e Kosovës dhe se ka dhënë dorëheqje kryeministri Ramush Haradinaj. 

Angazhimi i tij i madh dhe kokëulur ndaj punës së tij si ministër, ka bërë që Mustafa të mos interesohet për asgjë çka flitet në publik dhe lajmet e portaleve, dhe tek të martën me 27 gusht,  kur ka vendosur që ta lëshojë internetin në telefon e ka parë lajmin trishtues. 

Që nga 19 korriku, kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje, Mustafa ka qenë duke punuar pa ndonjë post, por megjithatë duke qenë se posti nuk ka fare rëndësi për të,  ai nuk e ka ndalur punën në hartimin e strategjisë për mbrojtjen e Kosovës, dokument me strategji ndërkombëtare. 

“Që nga korriku kam qenë duke shfletuar literaturë mbi burokracinë e ministrisë së mbrojtjes, ndërsa ne gusht kam qenë i zënë duke shkruar teoritë dhe gjetjen e moduleve për tu zbatuar në praktikë. Nuk më ka interesuar se çfarë po ndodhë në politikë sepse unë jam i popullit”, ka thënë Mustafa në një intervistë për “BBC 2”. 

Ai ka thënë se i vjen keq që Qeveria ka rënë por shpreson që Kuvendi ta krijojë qeverinë e re pa shkuar në zgjedhje. Kësisoj kuptohet se Mustafa nuk e di as që është shpërbërë Kuvendi dhe se Presidenti ka caktuar datën e zgjedhjeve, 6 tetorin. Allah nimoj.


Ish-ministri Ekrem Mustafa tek sot e merr vesh që ka rënë Qeveria, ende nuk e di se është shpërndarë Kuvendi

log in

reset password

Back to
log in