Jahjaga e indinjuar: nuk më ftuan në manifestim!


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur shumë e pakënaqur me mohimin që I është bërë presidents duke mos I nisur një ftesë për pjesëmarje në manifestimin tradicional Flaka e Janarit, e që këtë vit si kryefjalë ka prodhimet vendore: koktej molotovi, gur, shufra, topa uji dhe ngjyrë.

“Në një manifestim të tillë presidentja e vendit duhet të ftohet dhe është shumë e rëndësishme që presidenca të jetë e ftuar si symbol i unitetit në vend”, ka thënë Jahjaga në deklarimin e saj.

Ajo ka bërë të ditur se si pasojë fotografitë e kësaj ngjarje nuk do të kenë asnjë like nga faqja zyrtare e saj.

“Unë jam munduar ta ndajmë në mënyrë të barabartë këtë manifestim, por meqë askush nuk më dëgjon tani vuani pasojat”, është shprehur Jahjaga, sipas një njoftimi nga Zyra Ovale.


Jahjaga e indinjuar: nuk më ftuan në manifestim!

log in

reset password

Back to
log in