Jeta Xharra, imazh një mujor i “The Guardian”


Gazeta britanike më e madhja në Evropë, ka marrë një vendim befasues për botën lokale të gazetarisë por jo edhe për atë të globale, duke e vendosur në postin e imazhit një mujor në “The Guardian”, pishtaren e gazetarisë hulumtuese Jeta Xharra.

“Pas sukseseve të një pas njëshme në fushën e gazetarisë, sidomos në atë gazetarinë nga era dhe energjia solare por gjithashtu edhe për debatet e ashpra me Donald Trump dhe Hillary Clinton, The Guardian vendosur që bëjë imazh një mujor, zonjushën, zonjën dhe të madhen Jeta Xharra”, ka thënë drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i gazetës, Gardian Xara.

Xara i cili ka lidhje të hershme familjare me familjen Xharra, nga ku rrjedh edhe gazetarja tjetër Arbana Xharra, ka thënë se ndihet i lumtur e ka gjetur një trashëgimtar të denjë sikurse Jeta Xharra.

Drejtori i Guardian ka sqaruar vendimin që ndërroi në momentin e fundit emrat e autorëve të një artikulli nga Kosova.

“Redaktorët me kritikuan se pse e bëra. Artikulli kishte dy emra tjerë. Por, unë fola me gazetaren Jeta Xharra. E vërejta ne ngjyrat e zërit të saj sa ëndërronte t’i dilte emri në Guardian”, tha Xara.

Ai shtoi se kur pa këtë entuziazëm u emocionua. Pohoi se i fshiu emrat tjerë nga teksti.

“Entuziazmi i saj duhet të shpërblehet. Kam vendosur ta befasoj. Emri i saj do të jetë si watermark në të gjitha tekstet”, tha drejtori.

Ai tha se ka marrë edhe një vendim tjetër, të cilin nuk deshi ta zbuloj. Por burimet e Kukunews mësuan se bëhet fjalë për një superbefasi.

Do të jetë edhe pjesë e fjalëkryqeve.

Mësohet se Jeta Xharra do të lë punën në BIRN për një muaj, përkundër faktit se punëtorët dhe gazetarët e këtij mediumi me lot në sy e kanë lutur: rri rri, Jeta rri.

“Pernime kjo so ferr”, ka thënë Faik Ispahiu.

Për këtë ka reaguar edhe Elvana Gjata.

“Baby so fer”, ka thënë ajo.


Jeta Xharra, imazh një mujor i “The Guardian”

log in

reset password

Back to
log in