fbpx

Kamishi akuzon Qeverinë: Bostan i papjekur nga Serbia hyn në Kosovë pa e cakat kush


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili njihet për informacionet e tija sekrete, dhe se ka disa lidhje me kta që shesin vaksina, Bekim Haxhiu a.k.a Kamishi ka lëshuar një akuzë tjetër,në drejtim të Qeverisë Kurti. 

Kamishi në Kuvend ka akuzuar Qeverinë Kurti se po lejon imprtimin e bostanit nga Serbia, pa e kontrolluar askush në kufi, nëse u pjek ose jo. 

“Me qenë se është zor me kontrollu kish thon njeri. Veç i cakat pak bostanat edhe e din pak a shumë a janë të pjekur apo jo. Por kjo Qeveri lejon futjen e bostanit nga Serbia, sikur të ishin kompira”, ka thënë Kamishi. 

Sipas tij, në shumë markete në Kosovë, ka bostan nga Serbia edhe pse ai shkruan se është nga Shqipëria. 

“Bostani i Shqipërisë vrehet fill z.kryeministër. Ai i Serbisë edhe shijen e ka tjetër. Mos me mashtroni, se për bostan kam informacione të sakta”, ka thënë Kamishi. 

Ndërsa kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Tregëtisë që të kontrollojë akuzat e Kamishit dhe ti kthejnë përgjigje brenda ditës.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg