Kontributi i Jahjagës lëndë mësimore në shkollat fillore dhe të mesme


 

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, pasi ka shpallur anëtare nderi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, përkatësisht kryetare nderi të kësaj dege, ka theksuar se është e një rëndësie e veçantë që kontributi i jashtëzakonshëm i Presidentës të futet si lëndë mësimore në shkollat fillore dhe të mesme.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht kontributin e saj të dhënë si një element barazpeshe në politikën e shtetndërtimit të Kosovës dhe unitetit kombëtarë andaj fjalimet e saj, historia e saj personale se si arriti deri në këtë post e vecanërisht ndikimi i saj në ndërkombëtarizimin e cështjes kombëtare”, thuhet në njoftimin e kësaj dege në Deçan.

Kjo shoqatë ka ndarë edhe më parë çmime të tilla shumë të vlerësuara dhe do të vazhdoj me punën e saj të palodhshme në drejtimin e zhvillimit sa më të madh të historisë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës ende nuk e ka pranuar çmimin, por për këtë pritet të organizhet një ceremoni e vecantë në Deçan me ç’rast do të shpërndahen edhe librat e para me titullin “Doracak mbi jetën dhe veprën e Presidentes Jahjaga”, e botuar po nga Lidhja e Historianëve të Kosovës, dega Deçan.


Kontributi i Jahjagës lëndë mësimore në shkollat fillore dhe të mesme

log in

reset password

Back to
log in