Kosova bëhet me kod për biseda hotline, Edita Tahiri e provon e para


Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje historike, përpos asaj për kodin telefonik.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Brukseli zyrtar thuhet se të dyja palët janë pajtuar që Kosova të bëhet me kod të ri të telefonatave hotline.

“Kosovarët tashmë mund të bisedojnë edhe biseda erotike pa u përgjuar nga Serbia, Sllovenia apo Monako”, ka thënë Edita Tahiri, ministre për dialog.

Ndërsa Fajon nga Brukseli ka deklaruar se ky është një hap i madh për të gjithë ata kosovar të cilët kanë paguar nga 1 euro minutin.

“Tash me kodin tuaj hotline mund të bisedoni për vetëm 5 cent”, ka thënë Fajon.

Ndërsa Edita Tahiri ka thënë se vet ajo do ta provojë ta bëjë një telefonatë të tillë.

“Normalisht vetëm sa për ta provuar apo bënë ajo se normalisht Edita i ka kry moti kto biseda”, ka thënë Tahiri.

Urime Kosovë.


Kosova bëhet me kod për biseda hotline, Edita Tahiri e provon e para

log in

reset password

Back to
log in