Kosova shpërngul të gjithë gjyqësorin në Holandë


Pas vendimit për themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që ta shpërngul tërë sistemin gjyqësorë në qytete të ndryshme të Holandës.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, ka thënë se në konkurs për gjykatës në Gjykatën Speciale në Hagë, kanë konkurruar 5376 gjyqtarë nga Kosova, por edhe punonjës të administratës dhe kjo ka qenë një nga arsyet.

“Pasi kaq shumë njerëz duan të largohen nga Kosova, por edhe për faktin se gjyqësori në Kosovë është akuzuar për mos efikasitet, ne besojmë se duke qenë në Holandë gjyqi mund të jetë më i pavarur”, ka thënë Kuqi për emisionin Drejtësia në Holandë të gazetares Jeta De Koing.

Ai ka thënë se pas gjyqësorit, i cili do të jetë testi i parë, Kosova do ta shqyrtojë mundësinë edhe të shpërnguljes së Policisë së Kosovës dhe do të marrë më qera disa burgje.


Kosova shpërngul të gjithë gjyqësorin në Holandë

log in

reset password

Back to
log in