Kosova vendosë taksë 100% per pinguinat e Madagaskarit në kinematë e Kosovës


Qeveria e Kosovës ka vendosur të marrë masa reciprociteti në rastin e marrëdhënieve me Madagaskarin duke vendosur një taksë prej 100% për filmin vizatimor Pinguinat e Madagaskarit.

Ky vendim është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës ku u votua unanimisht (përvec Behgjet Pacollit I cili nuk kuptohet) pas vendimit të Qeverisë së Madagaskarit për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Asnjë film i Madagaskarit nuk mund të lëshohet pa paguar taksën 100 për qind. Kush I sheh online është tradhëtar”, ka thënë kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinja.

Tërheqja e njohjes së pavarësisë nga ana e qeverisë në Tananarife, ka shkaktuar një valë protestash në Kosovë dhe menjëherë janë shfaqur video të politikanëve dhe qytetarëve të indinjuar duke djegur fotrollat e DVD-ve dhe usb me versione të ndryshme dhe kompilime të filmit “The penguins of Madagascar”.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nuk do ta tërheq vendimin deri në njohjen e pavarësisë nga ky shtet.


Kosova vendosë taksë 100% per pinguinat e Madagaskarit në kinematë e Kosovës

log in

reset password

Back to
log in