fbpx

Kosovari nga diaspora zgjidhet punëtori ma i dijshëm për politikë nga Shoqata e Baushtellave Gjermane


Shoqata e Baushtellave në Gjermani ka ndarë mbrëmë çmimin vjetor për punëtorin më të dijshëm në fushën e politikës. Për herë të parë në historinë e ndarjes së këtij çmimi gati 50 vjeçare, këtë çmim e fiton një punëtor kosovar.

Sipas jurisë që ka vlerësuar dijën e punëtorëve, kosovari i njohur me nofken “Albaner Ferrari” ka demostruar gjatë vitit 2020 dhe 2021 dije të jashtëzakonshme në politikë.

“Krejt kjo falë angazhimit që diaspora kosovare e ka pasur në politikë shkaku i liderit, njeriu që Gjermania do ta kishte blerë me miliona euro pas ikjes së Merkelit, Albin Kurti”, thuhet në vlerësimin e jurisë. 

Ndërsa kosovari që është kthyer në Kosovë për pushime, kështu e shpjegon ditën e tij:

Skena: ne oborr nje shac i zakonshem, pasi u kryjten tvetmet per sdyt edhe kafet. Pyetjes se ketij kushes tem “a po punon a qysh po te shkon puna” gerrnaqi iu pergjigj:

E nisi: “Aty npune, si te qelet llafi najsen per politike meniher tash mthirrin mu. Se i kane dale krejt analiza qa kom bo une per politiken ne Kosove. Per Merkelin mooo gjermant i kom cudit,  ju kam kallxu 1 vit perpara qe ka me lon ajo krejt politiken”

Ai: ani de mire a po ka pune?

Vazhdoi; “Se ma heret vec kur ndodhke naj vrasje a naj vjedhje thojshin hajde albaner kishe qe ju i dini qeto sene. Tash krejt ndryshe: Me vetke shefi a beson thojke qa jane shansat kush me kon ne koalicon ne Gjermani, tash jane zgjedhjet atje.

Ai: ja gjermant jane puneto…

E mbylli: Me punu si robota po, ama per politike kerkah sjan. Skane brum. Gjermani ndrrohet krejt partia, qeveria gjysa se marrin vesh..Veç Merkeli qe ju ka nejt gati”


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg