Krijohet Partia e Portaleve të Kosovës: Ja plani 5 pikësh për dalje nga kriza


Pasi nuk arritën ta zbardhin se kush është kryetari ose kryetarja që e ka bërë fotografinë e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit që kanë paraljmëruar krijimin e një partie të re, drejtues mediash janë takuar në një Konventë në të cilën kanë vendosur që ta shpallin unanimisht forcën e re politike.

Do të quhet Partia e Portaleve të Kosovës. Ka gjithsejtë 400 anëtarë qysh në mbledhjen e parë që vijnë nga 90 portale të ndryshme në Kosovë të cilat së bashku kanë mbi 4 milionë fansa të cilët sipas një matematike të thjeshtë nënkupton të gjithë popullatën në Kosovë, pasi shumë qytetarë kanë nga 2 deri ne 5 profile të ndryshme në Facebook.

Kësisoj edhe fitorja e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme pritet të jetë e pakontestueshme.

Dhe për këtë ka arsye. Asnjë nga këto portale nuk do të botojë më asnjë lajm për asnjë parti tjetër, përpos nëse ai është negativ. Është llogaritur që me një politikë të tillë populli i Kosovës do të kuptojë rrugën e drejtë.

KukuNews është zgjedhur media në të cilën unanimisht është vendosur që të publikohen dokumente dhe fakte të cilat më vonë do të publikohen në të gjitha portalet pjesë e partisë, pra në të gjitha portalet më të mëdha.

Pika 1 – PPK është e themeluar me fond 100 milionësh nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës dhe Bashkmit Evropian të cilat duhet të shpenzohen brenda gjysmë dekade.

Pika 2PPK zgjedh unanimisht për kryetar pronarin e portalit i cili në një votim publik dhe online merr më së shumti vota.

Pika 3Nuk ka nënkryetar nuk ka Këshill Drejtues e as nuk ka Asamble pork a Kongres të Partisë, që përbëhet nga përfaqësues të portaleve, anëtare të partisë. Numri i përfaqësuesve në Kongres i cili mblidhet cdo muaj, do të varet nga numri i lexuesve që kanë ato portale, të cilët gjatë kohës së zgjehdjeve do të botojnë programet e veta.

Pika 4Numri i anëtarëve në Kongresin e Partisë, ndryshon nga numri i renditjes në Alexa dhe klikimet apo leximet. Kryetari I ri zgjidhet cdo vit në bazë të kritereve të njejta sikurse për anëtarë të Kongresit.

Pika 5 Kryetari zgjidhet kryeministër, ndërsa ministrat dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë zgjidhen në bazë të kritetereve të njetja: programi më I lexuar, klikuar e shpërndarë për fushë të caktuar fiton dhe bëhet ministër i asaj fushe.

Vazhdon…


Krijohet Partia e Portaleve të Kosovës: Ja plani 5 pikësh për dalje nga kriza

log in

reset password

Back to
log in