Kryeministri :Distancohem nga deklaratat për shokun Tito


Isa Mustafa është distancuar nga deklaratat e tij për shokun Tito dhënë për gazetën “Rilindja” në vitin 1980! Mustafa, për gazetën turke “Turbo bylbyl”,  ka treguar se dikur ka besuar në pavdekësinë e Titos, në jetën përtej vdekjes dhe në fantazma.

Gjatë kohës sa ka qëndruar i fshehur në Bruksel nga hezitimi për të takuar kryeministrin serb Ivica Daçiq, për shkak se ai e kishte quajtur Tulipan, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka shfrytëzuar këto çaste për të dhënë një prononcim për gazetën turke “Turbo bylbyl”.

Mustafa ka thënë se distancohet nga deklaratat e tij për shokun Tito dhënë për “Rilindja” në vitin 1980, kur ndër të tjera kishte konstatuar se Tito nuk ka vdekur! Kryeministri ka treguar se dikur ka besuar në pavdekësinë e Titos, në jetën përtej vdekjes dhe në fantazma.

“Në këto çaste kur të gjithë jemi lodhur nga dhembja për shokun Tito, prehjen e gjejmë në vazhdimësinë e veprës kolosale të Tij. Porositë e këshillat që shumë herë na i dha janë udhërrëfyeset më të mira për punën tonë. Në kursin e Titos gjithherë ishim të fortë e të pathyeshëm. Fitimtarë të tillë do të jemi gjithmonë, do të jemi edhe unikë, vetëmohues dhe më të sigurt. Njeriu siç është Tito nuk mund të vdesë”, ishte deklaruar Isa Mustafa, asokohe, kryetar i Kryesisë së Konferencës Krahinore të LRS të Kosovës.

Por dekada më vonë, Mustafa, tash kryeministër i Kosovës është distancuar nga këto deklarata.

“Distancohem nga fjalët e mia për shokun Tito që i kam thënë këtu e 36 vite më parë. Mendoj se kjo distancë kohore të bën të harrosh edhe ndonjë të dashur që ke menduar se nuk do ta harrosh kurrë e lërë më fjalët që i ke thënë. Megjithëse ka gjëra që nuk harrohen lehtë sikurse është puthja e parë”, ka thënë Mustafa për “Turbo Bylbyl”.

Ai ka pohuar se këtë tërheqje nuk është duke e bërë për shkak të praktikës së tij për t’u distancuar nga deklaratat publike, por për shkak se dashurinë që e digjte për shokun Tito tani ia ka zëvendësuar dashuria për vetveten.

 

 


Kryeministri :Distancohem nga deklaratat për shokun Tito

log in

reset password

Back to
log in