Kurti obligon Agim Bahtirin t’i mësojë 10 vjersha përmendsh që t’i recitojë në fushatë



Aderimi i tij në Vetëvendosje, Agim Bahtirit nuk po i del të jetë edhe bash i lehtë. Kryetari i partisë, Albin Kurti, nuk dëshiron ta lejojë Bahtirin që në fushatë të mbajë fjalime që si tendencë për të qenë të thella janë krejtësisht qesharake. Andaj edhe i ka dhënë një detyrë:

Bahtiri duhet t’i mësojë 10 vjersha përmendësh të cilat i ka shkruar Albin Kurti dhe do t;i recitojë ato në tubimet ku ka të drejtë të flas, pra vetëm në Mitrovicë. 

Kjo sipas këshilltarit të Bahtirit është një super sfidë e madhe për të, duke qenë se Bahtiri, poezinë e fundit që e ka mësuar përmendësh ka qenë: Ti shqipëri me jep nder, më jep emrin shqiptar. 

“Edhe këtë vjerësh e ka mësuar nga këngët e ndryshme, se nuk e ka lexuar. Përkundër sfidës së madhe, besoj se Bahtiri do t’ia dalë super mirë”, ka thënë këshilltari i tij, i cili ka dashur të mbesë anonim, pasi që i vjen marre me kallxu që është këshilltarë i Bahtirit. 

Në anën tjetër VV-ja i ka dhënë afat vetëm deri te premtën që të mësojë vjershat, ndërsa të shtunën në një miting, Bahtiri do ti mbajë provat finale. 

Se cilat janë vjershat, ende nuk janë bere publike.


Kurti obligon Agim Bahtirin t’i mësojë 10 vjersha përmendsh që t’i recitojë në fushatë

log in

reset password

Back to
log in