Kusha i vetëm i Limajt që nuk është punësuar braktisë NISMA-n, aderon në partinë e Zekës


Ndoshta ishte një gabim teknik, ndoshta dikush ja ka pasur inati, por ajo që ka ndodhur me Gjylferi Limajn nga Banja e Malishevës, ka shumë mundësi të bëhet edhe film i metrazhit të mesëm. Gjylferia, një kushëri i afërm i Fatmir Limajt, ka mbetur pa u punësuar në ndonjë institucion vendor. Ai është i vetmi prej 1 mijë e 300 kushave që kanë qenë në listën për punësim, që nuk është punësuar para rënies së Qeverisë. 

Tashmë kur Qeveria ka rënë, dhe shpresat që Limaj të hy në Qeverinë e ardhshme nuk egzistojnë fare, Gjylferia ka vendosur që të braksitë partinë e kushës së tij, në mënyrë demostrative, duke i dërguar edhe një letër partisë dhe kryetarit Fatmir Limaj. 

“I pash mbi 1 mijë kusha duke u punësuar çdo ditë këto dy vite. Nuk reagova sepse të prita që vet të më punësosh. Të prita deri tash, por tash është vonë. Ty të ka marrë pusi, ndërsa unë nuk dua të zhytem në këtë pus, dhe po ju njoftoj se po e braktisë NISMA-n dhe po i bashkangjitem partisë së Milaim Zekës”, thuhet në një pjesë të letrës së Gjylferisë drejtuar organeve të NISMA-s. 

Ndërkohë NISMA ka thënë në një konferencë për media, se mos punësimi i këtij kushëririt është një gabim teknik dhe nuk ka qenë mospunësim politik ose i drejtuar kundër tij. NISMA i bënë thirrje Gjyferisë që të mos e humbas shpresën në parti dhe të pres në rend. 

“Në Qeverinë e ardhshme, Gjylferia është i pari në listë”, ka thënë kryetari i partisë Fatmir Limaj.


Kusha i vetëm i Limajt që nuk është punësuar braktisë NISMA-n, aderon në partinë e Zekës

log in

reset password

Back to
log in