Kuvendi pritet të zgjedhë poezinë më të mirë për Ramush Haradinajn


Kuvendi i Kosovës, është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku të gjithë deputetët janë ftuar që të recitojnë nga një poezi për liderin e luftës dhe paqes.

Deri më tani, poezitë i kanë lexuar fillimisht shefat e grupeve parlamentare të të gjitha partive, dhe pas tyre tashmë janë duke lexuar poezitë edhe deputetët e tjerë.

Sipas të dhënave të deri më tashme, me poezitë e tyre kanë shkëlqyer deputetët e AAK-së, sidomos Bali Muharremaj dhe ish-deputetja e kësaj partie tash në Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Kada-Bujupi.

Ndërsa poezia më e gjatë deri më tani është ajo e Albin Kurtit, i cili edhe e ka recituar poezinë nga foltorja.

Tek në fund të seancës, deputetët do të votojnë për poezinë më të mirë.

Kuvendi ka njoftuar se mënyra e votimit do të jetë sikur në festivalin Kënga Magjike ku secili këngëtar voton për këngëtarët e tjerë.


Kuvendi pritet të zgjedhë poezinë më të mirë për Ramush Haradinajn

log in

reset password

Back to
log in