Lajm i mirë: Limaj e kalon pragun në votimin e Hagës, do t’i dërgohet ftesa për Speciale


Shpeshherë në historinë e shqiptarëve ka ndodhur që atë që nuk e kemi vlerësuar brenda e kanë vlerësuar dhe e kanë marrë me vete ndërkombëtarët. Duket se rasti i njejtë do të përsëritet, pasi kosovarët nuk arritën ti japin mjaftueshëm vota Komandant Çelikut për ta kaluar pragun me partinë e tij NISMA, por grupi i gjyqtarëve në Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë i ka dhënë votat anonime për ta ftuar në Gjykatën Speciale. 

Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, trupi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatën Speciale, kanë votuar unanimisht pro thirrjes së Fatmir Limajt për tu intervistuar, duke e kaluar kështu jo vetëm pragun e 17 votave nga 35 gjithsejt por duke arritur të 35 votat. 

“Një sukses të tillë dhe një votim unainim të tillë nuk ka ndodhur në asnjë rast deri më tani”, ka thënë një zyrtar për media në Gjykatën Speciale. 

Më herët nga kjo Gjykatë janë thirrur edhe mendjet më të ndritura të luftës së fundit, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, ndërsa ftesa për Limajn kompleton një triangle të tmerrit që pritet të ndodhë në Kosovë. Erdhi dita.


Lajm i mirë: Limaj e kalon pragun në votimin e Hagës, do t’i dërgohet ftesa për Speciale

log in

reset password

Back to
log in