LDK-ja kërkon që Ramushi me thon dhimbshëm tri herë “M’fal Isë”


LDK-së i ka ardhur vera ka dera dhe kësisoj duket se do të shfrytëzoj tepër shumë për ta dhënë votën pro demarkacionin. Kësisoj përpos dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pasi ta votojnë demarkacionin, ata kanë kërkuar që Haradinaj të bëjë edhe dicka tjetër.

“Për shkak të gjithë atyre gjërave që keni bërë ndaj Isa Mustafës sa ishte kryeministër, prej gjuajtjes me ve e deri tek gazi e bashkë me fyerjet që ia keni shkaktuar duke e bërë për spital, kërkojmë nga kryeministri që t’i kërkojë falje Isa Mustafës”, ka thënë Avdullah Hoti.

Por jo vetëm që t;i kërkojë falje por edhe të bëjë diçka tjetër.

“Ramushi jo vetëm që duhet të kërkojë falje por duhet atë ta bëjë duke folur dhimbshëm ose duke i dalë ndonjë lotë në mënyrë që ne të kënaqemi totalisht”, ka thënë Hoti.

Besohet se mjeku në Gjermani ka konstatuar se Isa Mustafa mund të bëhet më mirë nëse e dëgjon një kërkim falje nga të gjithë e në mënyrë specifike nga Ramush Haradinaj.


LDK-ja kërkon që Ramushi me thon dhimbshëm tri herë “M’fal Isë”

log in

reset password

Back to
log in