Leonora Jakupi i qet kusht Kacit: Ndahu me Sellmen ose më harro mua


Këngëtarja patriotike por edhe moderne, Leonora Jakupi, e cila njihet se bukurinë e saj, ia ka besuar gjithmonë Kacit dhe Sellmës – të cilët punojnë se bashku qe disa vite, duke qenë tandemi kryesor i bukurisë në vend – ka bërë një deklaratë të fuqishme.

Pasi kolegia e Kacit, Sellma Kosumovic i ka bërë një koment vajzës së Arkanit, duke ia shkruar “Lepotica” që në shqip i bjen “Bukuroshe”, Leonora Jakupi fillimisht ka dhënë dorëheqje nga grimi i Sellmës.

“Nëse Sellma mendon që qika e Arkanit është ma bukuroshe se unë, atëherë e ka block”, ka thënë Leonora Jakupi apo sic e thërret Valdrin Sahiti; LENKI.

Por Lenki nuk dëshiron që t’ia bëjë block edhe Kacit, përkundër faktit se ai punon me Sellmën bashkë në një lokal.

Kështu që Lenki ka gjetur një mënyrë që ta shpëtojë Kacin, por me një kusht.

“Kërkoj nga Kaci që të ndahet urgjentisht nga Sellma përndryshe le të më harrojë mua”, ka thënë Lenki e nervozuar teksa ka folur për “Radio Bukuria” që transmetohet edhe në Veri të Mitrovicës si “Radio Lepotica”.

Ndërsa hapjen e dyqanit të ri të Sellmës në Veri të Mitrovicës, Lenki as që ka pranuar ta komentojë.

“Për mua Sellma është e vdekur”, ka thënë Lenki duke rikujtuar të gjithë këngën “A vritet Pafajësia”.


Leonora Jakupi i qet kusht Kacit: Ndahu me Sellmen ose më harro mua

log in

reset password

Back to
log in