Limaj: AKR-ja e Pacollit nuk ka si ne vlera intelektuale, na duhet vetëm për para të fushatës


Duket se koalicioni mes Aleancës për Kosovën e Re e drejtuar nga Behxhet Pacolli dhe NISMA Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj, nuk është bërë me të njejtat arsye. 

Përderisa të gjithë shqiptarët kudo që janë në botë e dinë se Behgjet Pacolli është tepër i sinqert në lidhje me koalicionin pasi ai vetëm ia do të mirën Kosovës, një tjetër informacion ka dalë në publik dhe e njejta gjë nuk mund të thuhet për Fatmir Limajn. 

Kukuneës ka qenë brenda një takimi që e ka mbajtur NISMA me anëtarët e vet të cilët e kanë pyetur Limajn se pse kanë bërë koalicon me partinë e Behgjet Pacollit. E Limaj teksa i është përgjigjur militantëve, ka dhënë një arsye shokuese. 

“Mirë e keni pse pyesni këtë pyetje sepse e kuptoj se është paksa e pabesueshme që ne NISMA intelektuale të bashkohemi me një parti sikurse AKR-ja pa intelekual. Por po ju them se krejt kjo është vetëm për një arsye: Behgjeti ka pare. Të lan me pare. Andaj ju themi se e dimë që AKR-ja e Pacollit nuk ka vlera intelektuale, por na duhet vetëm për para të fushatës”, ka thënë Limaj para adhuresve të vet. 

Në ndërkohë, nuk dihet sesi do të ndikoj kjo deklaratë tek AKR-ja e cila njihet si parti me parime baze të mirëfillta deri të Allahu.


Limaj: AKR-ja e Pacollit nuk ka si ne vlera intelektuale, na duhet vetëm për para të fushatës

log in

reset password

Back to
log in