Lirohen gylenistët, por nuk pranojnë të kthehen në Kosovë: Duam t’i shërbejmë Erdoganit deri në vdekje



Menjëherë pasi Ministria për Ri-Edukim dhe Vetëdijësim në Turqi doli me një deklaratë se gjashtë gylenistët e arrestuar në Kosovë dhe ekstraduar në Turqi pas një viti janë kthyer në rrugën e drejt të Allahut, që në Turqi e trason Recep Tayip Erdogan, kanë dalë në konferencë vet gjashtë gylenistët.

Ata fillimisht kanë kërkuar falje për të gjitha ato që kanë bërë në të kaluarën duke thënë se janë mashtruar nga njeriu që ka dalë jashtë rrugës së drejtë të Allahut dhe ka lidhur aleancë me djallin, Fetullah Gylen, duke ia shpërlarë trurin se Recep Tayip Erdogan nuk është njeri i drejtë. Ata ia kanë kushtuar edhe një këngë Erdoganit, për të cilin kanë thënë se duan ti shërbejnë përjetësisht nga kjo jetë e mbetur, dhe se nuk pranojnë më të kthehen kurrë në Kosovë.

Hajde krejt me ni zo (Hadi bir sesle gel)

Ja dhe kënga kushtuar Erdoganit:


Zoti zemrat kur i bashkon

Se di ligji qka kerkon

Kur ne jet duhen dy vet

Pse me pyet njeriun e tret

A ndalohet a lejohet

Zemra ligjin nuk e pyet

Ske ku shkon jo ske ku ik

O une te dua edhe pik

O as me ligj e as me kanun

Jo Jo sdo te ndahesh o ti nga une

Jo jo as me ligj e as me kanun

jo jo sdo te ndahesh o ti nga une

Ti je lule plot me ves

Por nje therre kemi n’mes

kur e kem tnjejten arome

pse kjo therr na n’dan gjithmone

A ndalohet a lejohet

Zemra ligjin nuk e pyet

Ske ku shkon jo ske ku ik

O une te dua edhe pik

O as me ligj e as me kanun

Jo Jo sdo te ndahesh o ti nga une

Jo jo as me ligj e as me kanun

jo jo sdo te ndahesh o ti nga une



Lirohen gylenistët, por nuk pranojnë të kthehen në Kosovë: Duam t’i shërbejmë Erdoganit deri në vdekje

log in

reset password

Back to
log in