Lladrovci i hakmerret Shpendit për vetura:  Ia ndalon Plisave hyrjen n’Stadium Kombëtar 


Kryetari i Drenasit, zotëri Ramiz Lladrovci, duket se ka vendosur të luaj fort, lojën e Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, të cilat morën vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave nga qytetet e tjera në kryeqytet.

Kësisoj ai ka marrë një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm që mund ta bëjë Komunën e Prishtinës ta mendoj situatën dhe vendimin. Posaqërisht me Komunën e Drenasit.

“Komuna e Drenasit ka vendosur që të marrë masat e reciprocitetit me Komunën e Prishtinës e cila ua ka ndaluar qytetarëve tanë që të hyjnë me vetura në Prishtinë. Kësisoj ne kemi marrë vendim që prishtinalive tua ndalojmë hyrjen në Stadiumin Kombëtar që po ndërtohet në Korroticë”, ka thënë Ramiz Lladrovci, duke e përfunduar fjalinë pa asnjë ngecje dhe gabim.

Sipas këtij vendimi, asnjë prishtinali nuk do të lejohet që hy në Stadium Kombëtar në asnjë ndeshje që do të luhen aty.

“Posaqërisht Plisat e kanë të ndalur krejtësisht hyrjen në Stadium”, ka thënë Lladrovci.

Sipas tij, vendimi i Komunës së Drenasit do të vlejë derisa Komuna e Prishtinës do ta marrë ndonjë vendim tjetër në lidhje me lejimin apo jo të veturave nga Drenasi në Prishtinë.

“Urojmë që homologu im, Shpend Ahmeti ta rimendojë këtë pasojë që do ti vijë si furtunë bash në kohën kur do ta përfundojë këtë mandat, pasi atehërë edhe do të përfundojë ndërtimi i Stadiumit”, ka thënë Lladrovci.

Kukuneës e përkrahë këtë vendim të kryetarit Lladrovci, duke qenë se ai edhe ka qenë kandidati jonë për kryetar të Komunës, duke i fituar zgjedhjet pa asnjë dilemë dhe ftojmë kryetarin e Prishtinës që të rimendojë mirë këtë vendim.

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
0
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
1
Oh Bre

Lladrovci i hakmerret Shpendit për vetura:  Ia ndalon Plisave hyrjen n’Stadium Kombëtar 

log in

reset password

Back to
log in