Lojëtarët marrin me vete arpaxhik në fushë: nëse hupim, kept e reja dalin sahora


Një lojëtar jashtëzakonisht i mençur i kombëtares së Kosovës në futboll ka dalë me një ide gjeniale në zhveshtore teksa kanë marrë lajmin se shiu ose bora me shi bashkë, vazhdon ende të bije, dhe toka e fushës mund të jetë tepër e butë.

Pasi kanë përfunduar taktikat sesi të gjenden me top në këtë fushë gati për ta livruar, ka ardhur ideja që lojëtarët të marrin me vete arpaxhik që gjatë lojës ti mbjellin ato varësisht nga pozita ku luajn.

Teksa luajnë ata do të shtypin edhe arpaxhikun në fushë, dhe krejt kjo që nëse Kosova nuk arrinë të kualifikohet për Euro22, së paku ta shfrytëzojnë fushën për të mbjellë kepë të reja që mund të dalin gjatë pranverës kur fillon sezona e re.


Lojëtarët marrin me vete arpaxhik në fushë: nëse hupim, kept e reja dalin sahora

log in

reset password

Back to
log in