Lutfi Haziri: Nëse fiton Drita do ta bëjë pirsingun e dytë


Kryetari i Komunës së Gjilanit, kulleri Lutfi Haziri, ka bërë një super premtim  para nisjes së ndeshjes finale për Kupën e Kosovës, ku ekipi nga Gilani, “Drita” do të përballet me ekipin nga Prishtina.

“Forca djema. Unë sot do të kryqëzoj pirsingun tim për tu lutur për fitoren tuaj. Dhe ju premtoj se nëse fitoni kupën do të bëjë pirsingun në cicën tjetër. Ky është premtim i imi personal dhe jo i LDK-së”, ka thënë Haziri.

Sipas kryetarit të Gjilanit, edhe Shpend Ahmeti si kryetar i Prishtinës duhet të bëjë një premtim të fortë për fitoren e ekipit të qytetit të cilin e drejton.

“Shpend Ahmeti mund të propozoj më shumë kungja për Prishtinën”, ka thënë Haziri.

Ende nuk dihet nëse do ta kemi fatin ta përjetojmë edhe pirsingun e dytë të Lutfi Hazirit.

Por edhe kungjat janë të mirëseardhur.


Lutfi Haziri: Nëse fiton Drita do ta bëjë pirsingun e dytë

log in

reset password

Back to
log in