Me 28 nëntor, Gold AG dhe Meda i drejtohen Kuvendit të Kosovës


Seria e fjalimeve në Kuvendin e Kosovës si tentim për të arritur paqen mes pozitës dhe opozitës, si duket nuk do të ndalet vetëm me presidentin austriak dhe komisionerin për fqinjësi super të mirë, Johanes Jahn.

Pas fjalimit rrënqethës për të cilin nuk qau vetëm opozita, të presidentit të Austrisë gjatë ditës së sotme, dhe atij të 6 nëntorit që do të mbahet nga komisioneri për fqinjësi të mirë, me 28 nëntor deputetëve të Kosovës do t’u drejtohen figurat publike dhe patriotike  t’shqiptarisë, Gold AG dhe MEDA.

“Meqënse të gjithë po duam të shesim ngapak patriotizëm, në këtë datë patriotike, me 28 nëntor kemi ftuar patriotin Gold AG dhe tjetrin patriot MEDA të mbajnë një fjalim të stilit të tyre, apo hip-hop turbo-folk”, ka thënë Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Para se Gold AG dhe MEDA të mbajnë fjalim, së bashku me liderët opozitar do t’i heqin me skallper, pëlhurat që mbulojnë muralet si piktura në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë veprim, Gold AG dhe MEDA do të tregojnë së janë pro patriotizmit të opozitës ndërsa në fjalim ata do të fokusohen në mënyrën sesi patriotizmi të jetë demokratik.

Ky fjalim, për dallim prej dy të mëhershmëve do të transmetohet live në të gjitha kanalet kombëtare dhe patriotike, normalisht pa dallim programi as televizori, pllazma apo i thjeshtë pa HD ose 3D.


Me 28 nëntor, Gold AG dhe Meda i drejtohen Kuvendit të Kosovës

log in

reset password

Back to
log in