fbpx

Merkeli i thotë Ramës: Ska anëtarësim të Shqipërisë në BE pa u pajtu me Albinin


Bashkimi Evropian nuk pranon në familjen e saj perverse, shtete të cilat kanë probleme me shtetet fqinje. Andaj Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE pa u pajtuar Edi Rama me Albin Kurtin”, ka thënë Merkel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila po qëndron në viztën e saj të fundit si e para e Gjermanisë, në shtete Ballkanike, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. 

Të dy kanë zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm, së bashku ku kanë ngrënë bakllavë, Edi ja ka treguar disa foto me Dua Lipen, dhe kështu me radhë. 

Në konferencë për media kanë dalë Rama dhe Merkeli të cilët kanë folur për zhvillimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe ndërtimin e  një Stacioni Hapësinore të Shqipërisë në Galaktikë. 

Por Merkeli ka thënë se Shqipëria nuk mund ta shoh as në ëndërr, anëtarësimin në familjen perverse të Bashkimit Evropian nese nuk ploteson nje kusht.

“Më lejoni që të jem e qartë në deklarimin tim. Bashkimi Evropian nuk pranon në familjen e saj perverse, shtete të cilat kanë probleme me shtetet fqinje. Andaj Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE pa u pajtuar Edi Rama me Albin Kurtin”, ka thënë Merkel.

Angela Merkel Vjosa e Gjermanisë

Ndaj kësaj deklarate nuk ka reaguar Edi Rama i cili është bërë kinse spo e dëgjon ose spo e kupton se çfare Merkeli po thot. 

“Aahaa asoo”, ka thënë Edi Rama.

Edi Rama, Albini i Shqipnise

Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg