Migjen Kelmendi i kushton këngë ikonike Veselit: Mendoja se çdo gjë merr fund pa ty


Ikona e 1 mijë personave në Prishtinë, të cilit i janë humbur gjurmët diku ne rrokullën e historisë, Migjen Kelmendi ka reaguar ndaj ftesës që i është dërguar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Sipas tij, ftesa nuk është aspak serioze pasi që për party të fundvitit zakonisht thirren artistat  e partive e jo kryetarët, megjithatë ai ia ka kushtuar dy këngë Veselit. 

Kënga e parë titullohet “Mendoja se çdo gjë merr fund pa ty” dhe i dedikohet pamundësisë që Migjeni të përfitoj dicka nga PDK-ja në të cilën kishte aderuar para zgjedhjeve ku PDK-ja shënoi fitore madhështore, por tash që Veseli do të jetë në party-n e Gjykatës Speciale, rendi i lihet Albin Kurtit ta formojë Qeverinë. 

Ja dhe teksti i këngës.

Vallë është e mundur
Te shkosh në Hagë
Un si një copë akull
nuk mund’ një post ta kujtoj
Ishe ti ai, Duket me bëhet
Nuk di çfarë kam sot..

Ledhatimet, a thua ishin
dhe ajo ëndërr, një favor s’më bie n’mend
sa je larg nga unë?!
sa afër ishim!
të premtoja mrekulli
i marri, thosha çdo gjë merr fund pa ty!

Një ftesë ti, ca vota unë
kështu fati e do kët’ punë
Një ftesë ti, ca vota unë
kështu fati e do kët’ punë
Kthehem rrotull ndonjëherë
ç’kan k’ta njerëz shikojnë n’qiell!

Ledhatimet, a thua ishin
Ledhatimet, a thua ishin
dhe ajo ëndërr, një favor s’më bie n’mend
sa je larg nga unë?!
sa afër ishim!
të premtoja mrekulli
i marri, thosha çdo gjë merr fund pa ty!


Një ftesë ti, ca vota unë
kështu fati e do kët’ punë
Një ftesë ti, ca vota unë
kështu fati e do kët’ punë
Kthehem rrotull ndonjëherë
ç’kan k’ta njerëz shikojnë n’qiell!

llalla llallallalla…https://www.youtube.com/watch?v=cOPdGcyb4hs

Kelmendi i ka kushtuar edhe një këngë tjetër Veselit, remake nga Heroi i Qytetit Pa lum.

Në këtë parti pa krytar
Si i huaj rri
I hakmirrëm kohës
Me një gotë raki
Mendoj në ty

Do të shkoja n Speciale
Sikur t’isha n’UÇK
Po bën kohë pa sens
Nuk bohesh as deputet
E une s’e kam as një dysh në xhep

Ref:

O me trego si te behësh hero
Ne këtë kohë pa kohe
(O n’këtë kohë pa kohë)
O më trego
Si të behësh hero
Në këtë kohë pa kohë

Lexova ne portal
Ecja udhë pa udhë
I hakmirrëm Gjykates
Me një status nfcb
Ndeza një flakë
O një flake për ty

Do të shkoja n Speciale
Sikur t’isha n’UÇK
Po bën kohë pa sens
Nuk bohesh as deputet
E une s’e kam as një dysh në xhep

Ref:

O me trego si te behësh hero
Ne këtë kohë pa kohe
(O n’këtë kohë pa kohë)
O më trego
Si të behësh hero
Në këtë kohë pa kohë


https://www.youtube.com/watch?v=tP4cNCeP7B8




Migjen Kelmendi i kushton këngë ikonike Veselit: Mendoja se çdo gjë merr fund pa ty

log in

reset password

Back to
log in