fbpx

Mikullovci organizon Gala Mbrëmje me yjet kosovare, merr pjesë edhe Rugova, pijavet dhe kapet me Demaçin


Aktori Adem Mikullovci i cili gjendet ne xhenet në botën e amshuar, atje ku gjatë vitit famëkeq 2020 ikën edhe shumë yje të artit e kulturës si Leze Qena e Nexhmije Pagarusha, nuk do ta kishte menduar kurrë se në Gala Mbrëmjen e Organzuar për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në tokën e Kosovës, me yjet shqiptare që gjenden ne xhenet, do të pranonte ftesën edhe ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova. 

Rugova që në xhenet është kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë atje, ishte bërë pjesë e lajmeve rozë, pasi që intelektuali tjetër në xhenet, Adem Demaçi që përfaqëson frymën e ndryshimit në xhenetin e shqiptarëve, i kërkoi dorëheqjen pas humbjes spektakulare të LDK-së.

Në Gala Mbrëmjen e Mikullovcit e kishte konfirmuar më parë ardhjen Demaçi por jo Rugova. Megjithatë ai u shfaq në Gala Mmbrëmje me një dukje franceze por ajo që ndodhi pas disa gotave konjak dhe raki, në shoqëri me artistët shqiptarë në xhenet, nuk përfundoi mirë. 

Në Gala Mbrëmje ishte planifikuar që të flasë Adem Demaçi dhe Nexhmije Pagarusha, por me të parë se ka ardhur Rugova, Mikullovci e ka ftuar për një fjalim, dhe aty ka nisur hallakama. 

Demaçi me të kuptuar se Rugova është në sallën ku po mbahej Gala Mbrëmja, ne fjalimin e tij e shtoi kërkesën që Rugova të dorëhiqet t’ia lëshojë radhën gjeneratës së re. Demaçi ka shpallur kandidaturën për kryetar të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar në Xhenet. 

“Por unë nuk e kam ndërmend të tërhiqem”, u tha Rugova pjesmarësve teksa vazhdoi të qeshte pa kontroll, duke vënë në lajthitje audiencën, nëse qeshja ishte ajo e zakonshmja, apo ishte i dehur. 

“Urime që t’u bë djali kryeministel, man fund se ke tu ardh edhe ai ketu pa fitu”, ishte fjalia që Rugova besohet të ja ketë thënë Demaçit gjatë cakërrimit të gotave, e që ka ngjallur përleshjen mes dy figurave. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

33 Comments

Your email address will not be published.