Molliqaj n’tripa të Unikkatilit i qon selam VV-së: Prej t’parit dej t’mramit un ju ha për z’gjalli


Kërkesa e kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që kandidati për deputet ish-kolegu i tij, Dardan Molliqaj të përjashtohet nga gara e zgjedhjeve pas publikimit të rrahjes së Haki Abazit, ka ngjallur reagimin e vet Molliqajt.

Ai në një intervistë për Kukunews, e cila nuk do të publikohet pasi Dardan Molliqaj përfundoi i vetlënduar pasi grushtoi pa arsye pasqyrën në dhomën e grimit, ka thënë se kjo kërkesë e Konjufcës është një kërkesë që mund t;iu kushtoj atyre.

“Më duhet të them se kam një selam të madh për ata që kanë këso kërkesa. Sidomos për Konjufcën dhe krejt VV-në dua të ju them se unë jam hala qaj rebeli, ju ha për s’gjalli”, ka thënë Molliqaj disa momente para se të grushtonte pasqyrën.

Ai më pas ka thënë edhe disa fjalë por që nuk dihen nëse janë të tija apo të reperit Unikkatil:

A pe she qa e gjon budallen qe menon qe han heker, RREBELI sja din funin tash ai s’din kur o teper


Molliqaj n’tripa të Unikkatilit i qon selam VV-së: Prej t’parit dej t’mramit un ju ha për z’gjalli

log in

reset password

Back to
log in