Murrki i Putinit: Im not a problematic dog, po mundohem ta mësoj rusishten


Murrki i Putinit, që është qen rac shqiptare i njohur si Qeni i Sharrit, që e mori dhuratë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me një konferencë për media, pasi aksidentalisht ka kafshuar asistentën e presidentit rus.

Murrki ka pranuar se teksa ka dëgjuar Putinin duke thënë se “kam takim në Skype” dhe ka menduar se po i thot “skype skype” që për të nënkupton komandën “sulm”.

Murrki kafshon asistentën pasi dëgjon Putinin duke thënë “kam takim në SKYPE”

“Fillimisht dua të shpreh keqardhjen time dhe të gjithë qenve të Sharrit për këtë veprim timin aspak të pjekur, dhe dua të ju them se ka qenë krejtësisht një aksident. Asistentes i uroj shërim të shpejt dhe Rusisë i kërkojë falje. Shpresoj të ma falë edhe Putini”, ka thënë Murrki, Qeni i Sharrit.

Më pas ai i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve rus, të cilët kanë hedhur dyshime se ai ka me qëllim i nxitur nga rrënjet e tija shqiptare dhe urrejtjen ndaj Rusisë, por ai ka mohuar të gjitha akuzat.

Putin: Murrki që ma dha Vuçiqi po kupton vetëm fjalën shqipe “qyp”

“I’m not a problematic dog, do ta mësoj rusishten”, ka thënë Murrki duke e mbyllur konferencën për media.


Murrki i Putinit: Im not a problematic dog, po mundohem ta mësoj rusishten

log in

reset password

Back to
log in